Bota

Terrorizoi banorët e Romës me thikë në dorë/ Policia dorëzohet, e qëllon me armë në këmbë, pastaj e prangos

20 Qershor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Terrorizoi banorët e Romës me thikë në dorë/ Policia

ITALI-  Një qytetar i armatosur me thikë ka rrezikuar sigurinë e kalimtarëve në zonën e stacionit Termini, në Romë. Mediat e huaja raportojnë se policia e ka neutralizuar qytetarin duke e qëlluar me armë në këmbë.

Ganezi 44-vjeçar shkaktoi panik në kalimtarët duke bërë lëvizje të pakontrolluara me thikën që mbante në dorë. Autoritetet e Policisë e paralajmëruan atë disa herë dhe pasi 44-vjeçari bëri rezistencë u qëllua me armë zjarri nga një oficer për t’u ndaluar.

Ganezi u transportua menjëherë në Spitalin ‘Umberto I’, ku edhe ndodhet nën arrest për krime të vrasjes në tentativë, armëmbajtje pa leje, rezistencë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota i riu me thike ne itali itali i riu me thike ne itali itali

Sondazh

Poll