Bota

E mbingarkuar! Fundoset varka në Garda të Italisë, gjendet një trup i pajetë, vajza zhduket! Dy gjermanë nën hetim

20 Qershor 2021, 16:24 Nga DOSJA
E mbingarkuar! Fundoset varka në Garda të Italisë, gjendet

ITALI- Në anë të liqenit Garda në Brescia të Italisë u gjet i pajetë trupi i një burri 37-vjeçar, i identifikuar si Umberto Garzarella. Sipas mediave të huaja, 37-vjeçari udhëtonte në një varkë, e cila u fundos nga pesha, duke i shkaktuar vdekjen të riut. Ndërsa vajza që e shoqëronte,  rezulton e zhdukur.

Umberto Garzarella, i cili është gjetur i vdekur banon në zonë, ndërsa vajza e zhdukur që ishte me të është nga Toscolano Maderno. Karabinierët janë në kërkim të vajzës, pasi rrobat e saj u gjetën në anijen e dëmtuar.

Ndërkohë karabinierët po shqyrtojnë dëshmitë e njerëzive që ishin në bordin e anijes me qira, ku nën hetim janë dy shtetas gjermanë. Deri tani mbi bazën e elementeve aktuale hetuesit besojnë se është një aksident.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dy gjermane nen hetim gjendet një burre i vdekur në liqenin garda nje vajze e zhdukur umberto garzarella dy gjermane nen hetim gjendet një burre i vdekur në liqenin garda nje vajze e zhdukur umberto garzarella

Sondazh

Poll