Bota

Javën e ardhshme Kurti udhëton drejt Parisit, takim zyrtar me presidentin Macron

20 Qershor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Javën e ardhshme Kurti udhëton drejt Parisit, takim zyrtar me

PARIS– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme do të udhëtojë në Francë, për të zhvilluar një takim me presidentin Emmanuel Macron. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Kryeministrit, pas një takimi që Kurti mbajti sot me këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont.

Tre muaj më parë, Macron i dërgoi një letër kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës e uroi për fitoren e zgjedhjeve, duke i kërkuar edhe që të mos e ndërpriste dialogun me Serbinë. 

“Unë dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritete, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin të vendit tuaj me Evropën. Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave,”- thuhej në letrën që kreu i shtetit francez i dërgoi Kurtit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora france takimi kurti-macron france takimi kurti-macron

Sondazh

Poll