Bota

Dritan Abazoviç lëshon MESAZHIN: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur

20 Qershor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Dritan Abazoviç lëshon MESAZHIN: Beogradi ta ketë të

MAL I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë një mesazh të fortë ndaj Serbisë. Në një intervistë për “Vijesti”, ai është shprehur se të gjithë, sidomos Beogradi, duhet ta kenë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vetë për fatin e tij.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime,”-tha ai. 

Ai kujtoi se Mali i Zi ndjek një politikë të fqinjësisë së mirë duke shtuar se po tentojnë që të ndalojnë nacionalizmin dhe problemet e të shkuarës.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic mali i zi dritan abazovic mali i zi

Sondazh

Poll