Politike

Kolaudimi i mjeteve, Rama nxjerr rezultatet e 15 ditëve të para: Game Over! S’ka më shaka, do ketë penalizime

20 Qershor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Kolaudimi i mjeteve, Rama nxjerr rezultatet e 15 ditëve të para: Game

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhur me kolaudimin e mjeteve. Në postimin e tij, Rama shkruan se nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, në 15 ditët e para janë testuar 15,167 mjete, duke shpërndarë dhe këshillat e tij. 

“RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI! Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE! Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN! Game Over,”-shkruan Rama ndër të tjera në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË: 

DPSHTRR njoftoi se me rregullat e reja autoveturat dhe motomjetet e reja me 0 km, nuk kolaudohen 3 vitet e para. Taksitë, autoshkollat, mjetet e transportit urban, ambulancat dhe mjetet e transportit të mallrave, kolaudohen 1 herë në vit. Ndërkohë, faza e dytë e kolaudimit do të përfshijë mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kolaudimi i mjeteve edi rama kolaudimi i mjeteve

Sondazh

Poll