Politike

Shkarkimi i Voltana Ademit/ Gjykata thirrje Pjerin Ndreut: Plotëso padinë, ka të meta

19 Qershor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Shkarkimi i Voltana Ademit/ Gjykata thirrje Pjerin Ndreut: Plotëso

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka gjetur disa të meta në mbledhjen e Shoqatës së Bashkive, duke e kthyer mbrapsht kërkesën për regjistrimin e saj dhe duke kërkuar plotësimin e disa të metave që lidhen me llogaritjen e votave, mënyrës se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme.

Gjykata kërkon informacion për mënyrën se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme, ku u vendos shkarkimi i Voltana Ademit nga ky post dhe emerimi në krye të Shoqatës së Bashkive, të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Cilët janë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë mënyrë kanë paraqitur kërkesën?””Nuk është e qartë së se si janë kryer njoftimet për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme.””Konkretisht, kush janë anëtarët që janë njoftuar?””Nuk është e qartë si janë llogaritur votat për shkak kuorumi dhe pjesëmarrje.””Për gjykatën, është e paqartë ku është zhvilluar mbledhja dhe a janë njoftuar anëtarët për vendin e zhvillimit të mbledhjes, a kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ose jo.”

Gjykata i ka lënë afat kryebashkiakut Pjerin Nderu, në cilësinë e kërkuesit, të plotësojë të dhënat e munguara.

Më datë 8 qershor, Shoqata e Bashkive vendosi zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin. Nënkryetarë u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pjerin ndreu voltana ademi pjerin ndreu voltana ademi

Sondazh

Poll