Politike

Analiza për 25 prillin/ PD ‘përvesh mëngët’, nga nesër nis faza e parë e filtrimit. Basha kërkon emra, nga &#

20 Qershor 2021, 10:13 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar nga të gjitha degët që të plotësojnë një formular në lidhje me analizmin e zgjedhjeve të 25-prillit, të cilën PD e quan ‘masakër zgjedhore’. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa udhëzimi mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit kërkon që degët e selisë blu të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e nxjerra nga zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu në filtrin e tyre do të kalojë çdo person që bëri fushatë për socialistët dhe këto persona me porosi të kryedemokratit Lulzim Basha duhet të identifikohet me emra dhe të paraqiten në raportin e analizës.

Përveç “tradhëtarëve”, PD kërkon edhe emrat e personave që kanë kontribuar për PD-në, ndërsa “filtrit” nuk do t’i shpëtojnë as aleatët për të mësuar më shumë lidhur me peshën që ata kanë pasur në fushatë dhe që më pas është përkthyer në vota.

Pasi të gjitha detajet të jenë marrë parasysh, analiza analitike do të dorëzohet brenda datës 5 korrik, ndërsa faza e parë do të mbyllet 5 ditë më pas, kur të dhënat për çdo qark do ti dorëzohen kryesisë së Partisë Demokratike.

(k.m/kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd partia demokratike pd analizon 25 prillin kryesia e pd partia demokratike pd analizon 25 prillin

Sondazh

Poll