Politike

Lëvizja e palexuar! Pse Rama dërgoi Ballukun në vendin e tij në Bruksel, lënia pas dore e Braçes dhe sinjalet për ‘ethe

20 Qershor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Lëvizja e palexuar! Pse Rama dërgoi Ballukun në vendin e tij

TIRANË– Një lëvizje e çuditshme e kryeministrit Edi Rama kaloi pa u lexuar mirë në media gjatë javës, kur më 16 qershor, në zhvillimin e Samitit në Vienë, mes Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor, qeveria shqiptare nuk u përfaqësua nga shefi i qeverisë por nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Teksa Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, patën si kryesues në këtë samit kryeministrat e tyre, Rama nuk ia dha të drejtën e përfaqësimit sipas hierarkisë zv.kryeministrit Erion Braçe por një ministreje jo të zakonshme në kabinet.

Por pse? Nuk kishte asnjë detyrim protokollar që ta udhëzonte Ramën drejt dërgimit të Ballukut në Vienë, por një detyrim “elektoral” edhe mund të ketë.

Që prej 25 prillit, në portalet shumë pranë kryeministrit, flitet për një reformim të Kabinetit dhe largimit prej qeverisë të shumë ministrave të mandatit të dytë, përfshirë këtu edhe zv/kryeministrin Erion Braçe.

Nuk mund ta themi me siguri nëse pakënaqësia e kryeministrit lidhet me rezultatin e punës së PS-së në qarkun e Fierit, ku objektivi për 10 mandate ishte i pamundur të arrihej, por lënia jashtë një samiti kaq me rëndësi, tregon shenjat e para se “ftohja” ka nisur.

A do të jetë Balluku e “privilegjuar” në kabinetin e ri? Ethet kanë nisur, vera kalon shpejt!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku edi rama erion brace samiti i vjenes belinda balluku edi rama erion brace samiti i vjenes

Sondazh

Poll