Sport

Pandemia i ul çmimin Pogbasë, tani kushton më lirë…

20 Qershor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Pandemia i ul çmimin Pogbasë, tani kushton më lirë…

ANGLI – Paul Pogba nuk është më i pashitësh, madje tashmë duket si është publikuar edhe një çmim, por jo cdo klub ka mundësinë financiare për ta blerë.

Manchester United, për t’i dhënë dritën jeshile largimit të kampionit të botës, kërkon 80 milionë euro. Një shifër më e ulët sesa 105 milionët që “Djajtë e Kuq” investuan për ta rrëmbyer nga Juvja në vitin 2016. Kuptohet që një ndryshim i tillë i çmimit vjen si pasojë e pandemisë dhe nga fakti që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.

Rikthimi i Pogbasë në Torino është ëndrra e drejtuesve bardhezinj. Është tentuar edhe në sesionet e kaluara të merkatos, por kur nuk u arrit në vijën e finishit. Evolucioni i marrëdhënieve midis lojtarit dhe Manchester hapi një dritare të re për lamtumirën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll