Aktualitet

Thellohet SKANDALI/ Firma konkurrente e tenderit të pastrimit paralajmëroi SPAK dhe Veliajn për kompaninë që falsifikoi të

20 Qershor 2021, 12:23 Nga DOSJA

TIRANE- Thellohet skandali i tenderit me vlerë 5 milionë euro që bashkia Tiranë i dha kompanisë “KORSEL”, pa kryer asnjë verifikim për të, duke i shpëtuar fakti se kompania kishte mashtruar duke falsifikuar të dhënat. Dosja.al ka siguruar shkresën që një nga kompanitë rivale në garë, që u skualifikua nga tenderi, i dërgoi SPAK dhe Prokurorisë së Posaçme.

“Njoftim dhe marrje masash lidhur me falsifikimet e kryera nga shoqëria “KORSEL shpk” në procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim i pastrimit të Tirana II“,-thuhet në shkresën e siguruar nga Dosja.al, por që nuk u mor parasysh nga Bashkia Tiranë.

Edhe pse në dijeni u vu edhe prokuroria e Posaçme, (SPAK), që prej atij momenti e deri në botimin e këtij artikulli, SPAK nuk ka ‘ngritur’ as gishtin për të parë, sesi u tentua gllabërimi me një kompani fantazmë i 5 milionë eurove.

Disa ditë më parë, Komisioni i Prokurimit Publik ka zbardhur skandalin dhe anuluar tenderin 5 milion euro të dhënë nga Erion Veliaj për kompaninë “Korsel”.

Edhe gjatë kohës që kryheshin hetimet për kompaninë “Korsel”, Veliaj nënshkroi një shtesë kontrate duke i dhënë pa asnjë garë kompanisë 33 milionë lekë nëpërmjet procedurës së negocimit. Kompania, të cilës Bashkia donte ti jepte 5 milionë euro ka depozituar të dhëna të falsifikuara për aktivitetin e saj.

Konkretisht, “Korsel”, kishte depozituar të dhëna të rreme mbi kapacitetet e makinerive, duke vënë në dispozicion të Bashkisë edhe dokumentacionin përkatës. Falë një denoncimi tek KPP, ky tender u anulua, por sërish nuk ka asnjë reagim publik për këtë aferë me paratë e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kompania “korsel” tenderi i pastrimit kompania “korsel” tenderi i pastrimit

Sondazh

Poll