Aktualitet

“Kaloni kufirin me këmbë”, policia greke nuk lejon kalimin e autobusëve shqiptarë

20 Qershor 2021, 12:02 Nga DOSJA
“Kaloni kufirin me këmbë”, policia greke nuk lejon kalimin

KAPSHTICË– Policia kufitare greke për të shmangur keqkuptimet ka bërë një deklaratë sqaruese për sa i përket lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt tokës helene.
Aeroporti i Athinës Elefterios Venizelos, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë, me kuota përkatëse 1.500 dhe 250 persona në ditë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare Udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke.

Sakaq, kushdo dëshiron të kalojë, kryen rapid test në tokën shqiptare, merr letrën që është negativ, tregon PLF dhe kalon.

Në rastet e turistëve, mirë është që personi që udhëton, të ketë me vete ftesën që i bëjnë të afërmit (“ypeftini dhylosi” të vulosur në policinë e lagjes ose bashki) ose të ketë me vete rezervimin e hotelit ku do të qëndrojë, si dhe t’ju tregojë autoriteteve nëse ua kërkojnë, shumën që do ti duhet për qëndrimin në Greqi. Gjithmonë, nëse kjo do ti kërkohet prej policisë në kufi.

Këto masa do të jenë deri në datën 28 qershor, kur pritet të lehtësohen edhe më tej.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kapshticës pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll