Sport

VIDEO / Franca ngec në Budapest, Hungaria merr pikë e parë

19 Qershor 2021, 15:00 Nga DOSJA
VIDEO / Franca ngec në Budapest, Hungaria merr pikë e parë

HUNGARI – Tingëllon e pabesueshme, por Hungaria ka arritur të frenojë skuadrën numër 1 në botë dhe numër 1 të këtij Europiani, kjo në bazë të parashikimit të të gjithë specialistëve.

Ndeshja Hungari-Francë, zhvilluar në “Puskas Arena”, e vlefshme për grupin F të Euro 2020, ka dhuruar emocione kryesisht për vendasit dhe të gjithë të pranishmit në këtë impiant, i cili mban rekordin e numrit të tifozëve të pranishëm, pasi është i vetmi stadium në Europian me kapacitet maksimal.

Vendasit gjetën golin e avantazhit në mbyllje të pjesës së parë. Minuta e dytë shtesë e pjesës së parë, mbrojtja franceze “në gjumë” dhe Attila Fiola, 31-vjeçari i MOL Fehervar, dërgoi topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Roland Sallai.

Ndërkohë me fillimin e së dytë “gjelat” mundohen të reagojnë dhe në minutën e 66-të, asisti i Kylian Mbappe nga krahu i djathtë, kalon nëpërmjet një mbrojtësi të Hungarisë, që nuk e largon mirë topin dhe aty përfitoi Antonio Griezman, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

Por vetëm kaq mundi të bëjë skuadra e Didie Deshamps, e cila pas fillimit të mbarë të këtij evenimenti me mundjen e pretendentëve të tjerë të grupit, si Gjermania, e gjejnë veten tashmë në kuotën e 4 pikëve, pas dy ndeshjesh duke humbur 2 pikë me skuadrën më të dobët në letër të grupit të tyre.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2021, 18:58

KUKËS- Erglena Domi është 10-vjeçarja nga Kukësi, kampione në Shqipëri në sportin e mundjes për moshën e saj.Ajo gjithashtu fitoi vendin e parë në T...