Sport

‘Nuk ishim mësuar me stadium të plotë’, faji i barazimit të Francës i faturohet tifozëve, Griezmann gjen alibinë: Fus

19 Qershor 2021, 18:48 Nga DOSJA
‘Nuk ishim mësuar me stadium të plotë’, faji i

BUDAPEST– “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të pranisë së tifozëve. Ne e kishim humbur zakonin për të luajtur në një stadium të plotë. Nuk e gjetëm njëri-tjetrin.” Kjo është alibia e sulmuesit Antoine Griezmann pas barazimit që Franca mori ndaj Hungarisë në ‘Puscas Arena’ ku ishin të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.

“Fusha ishte e thatë, e nxehtë dhe e rëndë – shtoi sulmuesi i Barcelonës, i cili shënoi golin e barazimit. – Ne ishim të bllokuar, nuk dinim si t’i shfrytëzonim mundësitë tona. është një Europian me ekipe të shkëlqyera dhe lojtarë me kualitet. Ishte e vështirë edhe kundër Hungarisë. Ne e dinim që nuk ishte një grup i lehtë, ne duhet të pushojmë dhe të rikuperojmë forcat kundër Portugalisë. Por unë kam besim, ne duhet të vazhdojmë të punojmë “.

“Ne mund të kishim luajtur me vendosmëri, padyshim që do të duhej ta përballonim ndeshjen ndryshe”, ishte komenti i trajnerit Didier Deschamps. “Ne kishim disa mundësi të mira, veçanërisht në pjesën e parë – shtoi ai – Ne mund dhe duhet të kishim shënuar. Kishim mundësi të tjera, por nuk mjaftuan.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca griezmann euro 2020 franca griezmann

Sondazh

Poll