Sport

“Itali mbreslënëse, por duam ta mbyllim grupin të parët”, trajneri i Uellsit përgatit betejën dhe sheh larg: D

19 Qershor 2021, 20:03 Nga DOSJA
“Itali mbreslënëse, por duam ta mbyllim grupin të

UELLS-Rob Page përgatit betejën kundër Italisë. Trajneri i Uellsit kërkon fitoren për ta mbyllur Grupin A në vendin e parë edhe pse duket utopike. “Italia është shumë e fortë, ata na bënë përshtypje në dy ndeshjet që luajtën, por ne duam të fitojmë për të arritur vendin e parë në grup”.

Pastaj trajneri i Uellsit flet fjalë të mira për mesfushorin e tij Aaron Ramsey: “Ai mezi pret të luajë, do të jetë një ndeshje e veçantë për të. Te Juventus ai nuk luajti aq sa do të dëshironte, por për ne ai është i rëndësishëm. Ai nuk ka asgjë për të provuar, ai luan me buzëqeshje dhe është i rëndësishëm si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse”.

Page shpjegon atmosferën në dhomën e zhveshjes së Uellsit: “Të kesh 4 pikë është tashmë një sukses. Me Zvicrën, të cilët janë të fortë, ne zbritëm por më pas barazuam ndërsa me Turqinë mund të shënonim edhe 4-5 gola.” Përfundon trajneri.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia rob page uells italia rob page uells

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2021, 18:58

KUKËS- Erglena Domi është 10-vjeçarja nga Kukësi, kampione në Shqipëri në sportin e mundjes për moshën e saj.Ajo gjithashtu fitoi vendin e parë në T...