Sport

VIDEO/ Ronaldo me shokë në rënie të lirë, Gjermania zbret me këmbë në tokë kampionët e Europës

19 Qershor 2021, 17:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Ronaldo me shokë në rënie të lirë, Gjermania

GJERMANI– Gjermania fiton 4-2 ndaj Portugalisë dhe mban gjallë shpresën për t’u kualifikuar për në raundin tjetër. Takimi nisi mirë për pancerat kur shënuan në minutën e 5′ me Goosens, por Gnabry ndodhej në pozicion jashtë loje. Në të 16′ Portugalia në tentativën e parë kaloi në avantazh me Ronaldon. Ndërkohë që në të 36′ Gjermania barazoi falë një autogoli të Ruben Diaz.

Një ndeshje e çmendur që u duk se nuk do të përfundonte kurrë, pasi vetëm katër minuta më pas shënuan me një tjetër autogol. Në pjesën e dytë, Gjermania shënoi dy herë me Havertz në minutën e 50′ dhe Goosens në të 60′. Ndërkohë që Jota rihapi takimin për portugezët në të 67′ por vetëm kaq.

Gjermania merr një fitore të rëndësishme që tani do të luajë ndaj Hungarisë,ndërkohë Portugalinë e pret një tjetër finale për t’u kualifikuar atë ndaj Francës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gjermani portugali euro 2020 gjermani portugali

Sondazh

Poll