Sport

Penallti të humbur e vetëm 1 pikë. Spanja ia vështirëson vetes kualfikimin, Lewandowski mban gjallë Poloninë

19 Qershor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Penallti të humbur e vetëm 1 pikë. Spanja ia

SPANJË– Spanja harron të fitojë. Pas barazimit 0-0 ndeshjen e parë me Suedinë, iberikët barazojnë edhe në takimin e dytë përballë Polonisë me shifrat 1-1. Takimi nisi mirë për spanjollët të cilët kaluan në avantazh me Moratën në minutën e 25′.

U mendua se Spanja do të dominonte takimin,por nuk ndodhi kështu. Në pjesën e dytë Polonia barazoi në minutën e 54′ me Lewandowskin. Vetëm katër minuta nga realizimi i sulmuesit të Bayern Munich, iberikët kishin mundësinë të kalonin në avantazh kur Moreno nga pika e bardhë e penalltisë tregohet i pasaktë duke prekur shtyllën.

Më keq bën Morata në minutën e 84′ që pothuajse me portën e boshatisur nuk shënon.Spanja tashmë do të duhet të fitojë patjetër në neshjen e fundit ndaj Sllovakisë, ndërkohë që Polonia shpreson ti bëjë dëm murit suedez që kryeson Grupin E me 4 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 polonia spanja euro 2020 polonia spanja

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2021, 18:58

KUKËS- Erglena Domi është 10-vjeçarja nga Kukësi, kampione në Shqipëri në sportin e mundjes për moshën e saj.Ajo gjithashtu fitoi vendin e parë në T...