Bota

Telashe për PornHub! Akuzohet për publikim videosh përdhunimi

19 Qershor 2021, 21:07 Nga DOSJA
Telashe për PornHub! Akuzohet për publikim videosh përdhunimi

TIRANË– Kanali i filmave për të rritur “Pornhunb” është vënë nën akuzë për publikimin e videove të përdhunimeve. NewYork Times shkruan se edhe pas një investigimi të publikuar nga vetë ata, në faqet e Pornhub qarkullojnë ende materiale filmike ku tregohet përdhunimi i disa femrave.

Konkretisht 34 femra kanë denoncuar faqen në fjalë në Kaliforni dhe pretendojnë se faqja ka postuar video të përdhunimeve të tyre në moshë të mitur. Avokatet e vajzave janë shprehur se objekt i akuzës nuk do të jenë pornografia dhe as përmbajtja seksuale e faqes, por një “veprim klasik kriminal”, lidhur me shfrytëzimin për qëllime përfitimi të përmbajtjes seksuale jo konsensuale.

Kompania MindGeek, në pronësi të të cilës është Pornhub, i ka quajtur akuzat “plotësisht absurde” dhe “kategorikisht të rreme”.

Në fund të vitit 2020, “New York Times” publikoi një investigim ku tregonte se kjo faqe publikonte video pa pëlqimin e personave të filmuar. E rënda ishte se videot tregonin përdhunime dhe abuzime.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pornhub video perdhunimi ne pornhub pornhub video perdhunimi ne pornhub

Sondazh

Poll