Bota

Zhduku dhe unazat, simbolin e dashurisë! Veprimi ‘zemërgur’ që bëri piloti pasi vrau Karolinën

19 Qershor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Zhduku dhe unazat, simbolin e dashurisë! Veprimi

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Karolinës nga bashkëshorti i saj pilot. Mediat greke shkruajnë në rrëfimet e këtij të fundit, Babis Anagnostopulos, është mësuar se 32-vjeçarit nuk i është dridhur zemra as kur ka hedhur në plehra simbolet e dashurisë së tyre, unazat e martesës.

Pasi ka mbytur Karolinën, Anagnostopulos ka mbështjellë të gjitha bizhuteritë dhe i ka hedhur në plhera. Mes tyre kanë qenë dhe unazat e martesës së çiftit. Ai kishte veshur doreza në mënyrë që të mos linte gjurmë por tani e ka rrëfyer vetë krimin.

Babis Anagnostopulos u arrestua dy ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 19:20

MAQEDONIA E VERIUT- Rasti i dytë me variantin indian të Covid është regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas Ministrit të Shë...