Bota

Prokurori Special në Hagë: Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime lufte

19 Qershor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Prokurori Special në Hagë: Kadri Veseli nuk akuzohet

KOSOVË- Ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime lufte në Kosovë. Këtë gjë e ka bërë të ditur Prokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ndërkohë që ka kërkuar që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi.

Fillimisht ka qënë avokati i Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që klienti i tij të mbrohet në Liri, pasi nuk ka fakte që e implikojnë atë në krime lufte.

“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krim”, ka thënë Emmerson.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora jack smith kardi veseli kosova ne hage jack smith kardi veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll