Bota

SHBA dhuron 2.5 milion vaksina anti-Covid për Taiwan-in, zëdhënësi i DASH: Kokën lartë, dozat po vijnë

19 Qershor 2021, 20:28 Nga DOSJA
SHBA dhuron 2.5 milion vaksina anti-Covid për Taiwan-in,

TAIWAN- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se 2.5 milion doza vaksinash COVID janë nisur drejt Taiwan ditën e sotme. Aljazeera shkruan se Uashingtoni është duke konkuruar me Pekinin për të thelluar ndikimin gjeopolitik përmes të ashtuquajturës “diplomaci vaksine”.

Fillimisht SHBA kishte premtuar të dhuronte 750,000 doza vaksinash në Taiwan, por e rriti atë numër, ndërkohë që administrata e Biden premtoi disa ditë më parë se do të dhuronte 80 milion doza vaksinash për të gjithë botën.

Kina shprehu zemërimin në fillim të këtij muaji kur senatorët amerikanë vizituan Tajvanin dhe njoftuan dhurimin e vaksinave mes tensioneve të ndezura midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Kokën lart! Dhurimi ynë prej 2.5 milion doza vaksinash është rrugës për në Tajvan, ”tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ned price shba dghuron vaksina anti-covid taiwanit ned price shba dghuron vaksina anti-covid taiwanit

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 19:20

MAQEDONIA E VERIUT- Rasti i dytë me variantin indian të Covid është regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas Ministrit të Shë...