Bota

“Patriarkia vret”/ Organizatat feministe protestojnë për vrasjen e Caroline

19 Qershor 2021, 20:02 Nga DOSJA
“Patriarkia vret”/ Organizatat feministe protestojnë për

GREQI- Organizatat feministe janë mbledhur ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese për të protestuar për vrasjen e Caroline Crouch. Protothema shkruan se dhjetra gra dhe burra kanë protestuar ditën e sotme në qendër të Athinës ndaj vrasjes së 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos.

Me parrulla të tilla si “patriarkia vret” dhe “vrasësit kanë çelësat e shtëpisë sonë”, dhjetra gra dhe burra u mblodhën gjithashtu para Parlamentit. Protestuesit kërkojnë drjtësi për vrasjen e të resë britakine 38 ditë më parë.

Babis Anagnostopulos u arrestua dy ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni protestë në greqi vrasja e caroline crouch protestë në greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 19:20

MAQEDONIA E VERIUT- Rasti i dytë me variantin indian të Covid është regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas Ministrit të Shë...