Bota

19 Qershor 2021, 19:20 Nga DOSJA

MAQEDONIA E VERIUT- Rasti i dytë me variantin indian të Covid është regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe është një rast i izoluar dhe se gjendja e pacientit është e qëndrueshme shëndetësore. Filipçe gjithashtu ka thënë në vend ende nuk ka nevojë që të merren masa shtrënguese.

“Kemi edhe një rast të ri më llojin indian të virusit Kovid-19 dhe i njëjti po kurohet në një klinikë pritave. Ekziston frikë gjithkund sa i përket virusit të llojit indian ose ndonjë mutacioni tjetër, gjë për të cilën diskutuam edhe në procesin Berlinit. Pasqyra epidemiologjike në rekomandon se nuk duhet masa shtrënguese të reja,” u shpreh Filipçe.

Rasti i parë i variantit indian të Covid është gjetur disa javë më parë. Rasti ishte i izoluar, ndërkohë që tani personi i inefektuar ndodhet në gjendje të mirë. 

(I.A/d0sja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni varianti indian e covid venko filipçe varianti indian e covid venko filipçe

Sondazh

Poll