Bota

Vëllai viziton pilotin vrasës në qeli, 32-vjeçari që mbyti Karolinën kërkon rroba dhe një libër: Origjina e Gjithçkaje

19 Qershor 2021, 19:31 Nga DOSJA
Vëllai viziton pilotin vrasës në qeli, 32-vjeçari që

GREQI– Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që vrau gruan e tij dhe më pas sajoi një grabitje është vizituar nga familjari i tij i parë. Mediat greke shkruajnë se vëllai i pilotit ka qenë i vetmi nga anëtarët e familjes që ka marrë guximin të shkojë e ta takojë pas krimit të bërë.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se piloti i ka kërkuar të vëllait një libër dhe dis arroba. Ai kërkoi të kishte librin e gjeofizikanit David Begoviç, “Origjina e gjithçkaje”, që flet për civilizimin njerëzor nga Big Bengu deri në ditët e sotme.

Babis Anagnostopulos u arrestua dy ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 19:20

MAQEDONIA E VERIUT- Rasti i dytë me variantin indian të Covid është regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas Ministrit të Shë...