Bota

Vrau nënën e fëmijës së tij, piloti 32-vjeçar kërkon që vajza e tij të rritet nga të dyja familjet: Ajo është jeta i

19 Qershor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Vrau nënën e fëmijës së tij, piloti 32-vjeçar

GREQI- 32-vjeçari Babis Anagnostopouloska, i cili vrau gruan e tij  38 ditë më parë, Carolinen, ka deklaruar se dëshiron që fëmija e tij 11 muajshe të rritet nga të dyja familjet si nga e tija dhe nga ajo e 20-vjeçares. Newsbomb.gr shkruan se ai gjatë deklaratës së tij ka kërkuar falje për veprimin e tijs i dhe është shprehur se duhet që të ndëshkohet për krimin që ka bërë.

 “Falja është një fjalë e vogël. Jam shkatërruar… Më intereson vetëm fëmija, kam fshehur të vërtetën vetëm që të jem në gjendje ta rris atë. Unë e meritoj ndëshkimin tim dhe refuzova të ekzaminohem nga një psikiatër. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur,” tha ai.

Lidhur me fatin e vajzës së tyre, Lydia, 32-vjeçari tha se dëshiron që të rritet dhe të ketë praninë e të dyja familjeve, ndërkohë që ka shtuar se të gjitha grindjet që kishte me Caroline, kishin të bënin vetëm me fëmijen e tyre.

” Unë dua edhe një gjë. Fëmija ynë, Lidia të shkojë ose në familjen time ose në familjen tjetër. Lidia është gjithë jeta ime. Grindjet që kishim me Caroline kishin të bënin vetëm me fëmijën tonë,” ka shtuar piloti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopouloska vrasja e caroline crouch babis anagnostopouloska vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 16:14

GREQI- Një banesë në Greqi është pushtuar nga flakët pasditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se në një pallat në Selanik, një apatrament në katin e tretë ...