Bota

Shtëpia e Bardhë në zi, ngordh qeni i Biden: Zemrat tona janë të trishtuara ditën e sotme 

19 Qershor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë në zi, ngordh qeni i Biden: Zemrat tona

SHBA- Champ, qeni i Presidentit të SHBA-së Joe Biden ka ngordhur ditën e sotme. CNN shkruan se lajmin për vdekjen e qenit e a dhënë vetë Presidenti së bashku me partneren e tij, Jill Biden. Ata janë shprehur se Champ ishte shoqëruesi i tyre për 13 vitet e fundit dhe se ishte i dashur për të gjithë pjestarët e familjes. Çifti Biden tha se qeni kohët e fundit u dobësua shumë, por edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai sërish ishte pranë tyre.

“Zemrat tona janë të trishtuara sot ndërsa ju bëjmë të ditur të gjithëve se qeni ynë i dashur Gjerman, Champ, vdiq i qetë në shtëpi. Ai ishte shoqëruesi ynë i vazhdueshëm dhe i dashur gjatë 13 viteve të fundit dhe ishte i adhuruar nga e gjithë familja Biden. Edhe kur forca e Champ u dobësua në muajt e tij të fundit, kur hynim në një dhomë, ai menjëherë tërhiqej lart, tundte bishtin gjithmonë. Kudo që të ishim, ai donte të ishte , dhe gjithçka ishte menjëherë më mirë kur ai ishte pranë nesh.

Ai nuk donte asgjë më shumë sesa të përdridhej në këmbët tona para një zjarri në fund të ditës, duke u bashkuar me ne si një prani ngushëlluese në takime, ose duke luajtur në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e tij më të reja, ai ishte më i lumtur duke ndjekur topa golfi në lëndinën e përparme të Observatorit Detar ose duke garuar për të kapur nipërit dhe mbesat tona ndërsa vraponin rreth oborrit tonë në Delaëare. Ne e duam djalin tonë të ëmbël, të mirë dhe do të na mungojë gjithmonë,” thanë Bidens.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota champ jill biden joe biden ngordh qeni i biden champ jill biden joe biden ngordh qeni i biden

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 16:14

GREQI- Një banesë në Greqi është pushtuar nga flakët pasditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se në një pallat në Selanik, një apatrament në katin e tretë ...