Bota

Krimi që tronditi Greqinë, kreu i policisë zgjeron ‘rrjetin’: Hetuesit kanë punë me këtë ngjarje, pas pilotit ka auto

19 Qershor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Krimi që tronditi Greqinë, kreu i policisë zgjeron

GREQI- Kreu i policisë në Glyka Nera, Thanassis Katerinopoulos, është shprehur se vrasja në Glyka Nera nuk ka ndodhur vetëm për mosmarrëveshje të thjesht mes çiftit. Newsbomb.gr shkruan se në këtë histori përfshihen edhe autorë të tjerë moral, duke këmbëngulur për ekzistencën e një personi të tretë mes çiftit.

Ai është shprehur se si një hetues që është, duhet të shohi përtej dëshmive dhe fakteve që i janë dhënë, në mënyrë që të zbulojë të vërtetën. Por që në fund të fjalës së tij, e la të gjithë deklaratën e tij më sipër me pikëpyetje, duke u shprehur se këto gjëra mund edhe të jenë vetëm një shpikje e mendjes së tij 

“Elementi i tretë kryesor ishte gjuha e trupit të këtij burri. Kjo më bëri të jem 100% i sigurt se ai është ai dhe unë thashë që natën e parë që gjithçka duhet të ishte në kornizë. Unë thashë që të gjithë janë të dyshimtë derisa të vërtetohet e kundërta. Sipas mendimit tim, kjo histori nuk ka mbaruar. Hetuesi ka shumë punë për të bërë, sepse unë nuk do të merrem me një krim që burri bëri ndaj gruas për arsyet e tij.

Këtu ka një radhë dhe autoritetet duhet të arrijnë në fund, për të parë perden e dytë pas këtij krimi. Pika e parë është kapja e autorit, icili do të shkojë në burg. A ka një pikë të dytë? Pikëpamja ime është po. Dhe sa janë të përfshirë? Jo në vrasje – në vrasje ky është autori i veprës – por në një sistem tjetër që e çoi atë në vrasjen e gruas së tij për arsye të tjera. Në një farë mase ne po flasim për një kryerës moral mbi temën e vrasjes, por edhe autorë moralë të veprimeve të tjera kriminale që Caroline e pafat ndoshta i dinte. Por si një hetues i vjetër, unë edhe mund të kem një mendje të çoroditur”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopouloska caroline crouch thanassis katerinopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopouloska caroline crouch thanassis katerinopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 16:14

GREQI- Një banesë në Greqi është pushtuar nga flakët pasditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se në një pallat në Selanik, një apatrament në katin e tretë ...