Bota

Shpërthimi i Ebolës në Guinea, OBSH jep lajmin e mirë: Ja dolëm ta mbajmë nën kontroll dhe ta zhdukim virusin

19 Qershor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Shpërthimi i Ebolës në Guinea, OBSH jep lajmin e mirë: Ja

GUINEA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se i kanë dhënë fund virusit të Ebolës, i cili shpërtheu në Guina në muajin shkurt. Aljazeera shkruan se zyrtari i OBSH-së Alfred Ki-Zerbo, në një ceremoni u shpreh se përfundimisht në Guine nuk ka asnjë person të prekur me Ebola.

“Unë kam nderin të shpall fundin e Ebolës” tha Ki-Zerbo.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Remy Lamah shtoi: Në emër të kreut të shtetit (President Alpha Conde) dëshiroj të deklaroj fundin e ringjalljes së Ebolas në Guinea.

Ndërkohë që fundin e Ebolës në Guine e komentoi edhe kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ku u shpreh se Guinea ka nxjerr mësime nga shpërthimet e mëparëshme që kanë ndodhur.

“Bazuar në mësimet e nxjerra nga shpërthimi 2014–16 dhe përmes përpjekjeve të shpejta dhe të koordinuara të reagimit … Guinea arriti të kontrollojë shpërthimin dhe të parandalojë përhapjen e saj përtej kufijve të saj,” tha Ghebreyesus.

Shpërthimi i Ebola-s filloi në Guinea në Shkurt. Që nga shpërthimi në Guinea janë infektuar 16 njerëz dhe nga të cilët kanë vrarë 12.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alfred ki-zerbo ebola ne guinea remy lamah tedros adhanom ghebreyesus alfred ki-zerbo ebola ne guinea remy lamah tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2021, 16:14

GREQI- Një banesë në Greqi është pushtuar nga flakët pasditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se në një pallat në Selanik, një apatrament në katin e tretë ...