Bota

Caktohet data! Në 21 qershor Pjetër Shala del sërish para Gjykatës Speciale

19 Qershor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Caktohet data! Në 21 qershor Pjetër Shala del sërish para

HAGË- Ish-pjestari UÇK-së, Pjetër Shala do të dalë sërish para Gjykatës Speciale në 21 qershor. Konferenca mbi ecurinë e çështjes për Shalën do të mbahet në orën 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të hënën, më 21 qershor në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Seanca e parë e Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara u mbajt në 19 prill, ku ai u vetëdeklarua i pafajshëm. Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor në një ish-fabrikë metali, gjatë vitit 1999 në Kukës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage pjeter shala kosova ne hage pjeter shala

Sondazh

Poll