Bota

Sekuestrohet një sasi prej 6 tonë drogë në ujërat siçiliane, arrestohen tre trafikantë bullgarë

19 Qershor 2021, 12:49 Nga DOSJA
Sekuestrohet një sasi prej 6 tonë drogë në ujërat

SIÇILI- Autoritetet italiane kanë sekuestruar në kanalin e Siçilisë një anije e cila kishte 6 ton hashasku janë vënë në pranga 3 trafikantë bullgarë.

Sipas mediave komanda operative ajro detare e Guardia di Finanza e Palermos në bashkëpunim me rojen bregdetare italiane, kanë ekzekutuar në brigjet perëndimore te Sicilisë një operacionin kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në ujërat e kanalit të Sicilisë.

Për 12 orë rreth ata kanë mbikqyrur udhëtimin e një anije me vela me flamur amerikan e cila po lundronte drejt brigjeve italiane. Pas kontrolleve e verifikimeve të rastit është autorizuar ndalimi në det i anijes me vela.

Në bordin e saj janë gjetur 6 tonë hashash. Guardia di Finanza Italiane informon se kjo sasi droge do t’i sillte organizatava kriminale një fitim prej 13 milionë euro.

Në masën e arrestit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike janë vënë tre anëtarët bullgarë te ekupiazhit të anijes me vela.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 3 bullgare anije hashash itali sicili 3 bullgare anije hashash itali sicili

Sondazh

Poll