Bota

Kthehet mbrapsht nga Policia e Kosovës autobusi me pelegrinë nga Serbia

19 Qershor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Kthehet mbrapsht nga Policia e Kosovës autobusi me pelegrinë nga

KOSOVË –Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë, rreth orëve të mesditës, por pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës, janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht, pasi fillimisht është menduar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por më pas është kuptuar se në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin.

“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet e Telegrafit.

Një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora autobus me pelegrine serb ne kosove kosove autobus me pelegrine serb ne kosove kosove

Sondazh

Poll