Bota

‘Nuk iu afrua as dy metra arkivolit’/ Mikesha e familjes: Në varrimin e Caroline e kuptova që ai ishte vrasësi

19 Qershor 2021, 11:45 Nga DOSJA
‘Nuk iu afrua as dy metra arkivolit’/ Mikesha e familjes: Në

GREQI– Një mikeshë e ngushtë e familjes të së ndjerës Caroline ka rrëfyer për median greke TheNewspaper.gr se e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj.

Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.

‘Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline’ është shprehur mikja e familjes me lot në sy.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vetvrasja e caroline flack vetvrasja e caroline flack

Sondazh

Poll