Bota

Dyshohet se shoferin e zuri gjumi, autobusi bie në greminë në Peru, vdesin 27 persona

19 Qershor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Dyshohet se shoferin e zuri gjumi, autobusi bie në greminë në

PERU-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peru ku si pasojë e një aksidenti ndërruan jetë 27 persona të cilët ishin punëtorë të një miniere.

Sipas mediave autobusi, i cili ishte marrë me qira nga një kompani lokale e minierave, ra rreth 200 metra poshtë një lugine në orët e para të mëngjesit.

“Për fat të keq, ne jemi duke vajtuar vdekjen e 27 punëtorëve tanë pasi, autobusi ra në greminë”, tha përfaqësuesja e minierës, në një deklaratë, duke shtuar se 16 të tjerë u plagosën.

Zyra e prokurorit lokal tha se shoferi i autobusit ishte midis të vdekurve. “Kjo është një zonë shumë e rrezikshme”, tha prokurori Johnny Romero, duke shtuar se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë, se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon. Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës automobilistik në vend brenda dhjetë ditësh.

Aksidentet rrugore janë shumë të zakonshme në Peru, për shkak të zhvillimit të shpejtësisë, kushteve të këqija të rrugës, mungesës së sinjalistikës dhe kontrolleve nga autoritetet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota peru vdesin 27 persona ne peru peru vdesin 27 persona ne peru

Sondazh

Poll