Art&Argëtim

Rita Ora rrëfen para gjithë botës: Si ndikoi origjina ime në realizimin e ëndrrave(Foto+Vd)

25 Maj 2019, 17:34 Nga DOSJA
Rita Ora rrëfen para gjithë botës: Si ndikoi origjina ime në

LONDËR-Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në kuadër të turneut të saj “Phoenix World Tour” ka performuar në Londër, aty ku ajo nisi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të ëndrrës së saj.

Përmes një postimi në Instagram, Rita ka treguar të gjithëve se falë punës dhe durimit ka arritur që t’i bëjë ëndrrat e saj realitet dhe ndër të tjera ka shkruar edhe për vendlindjen e saj duke pohuar para gjithë botës se fakti që është nga Kosova e ka penalizuar në plotësimin e dëshirave e ëndrrave.

“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”,- shkruan Rita në postimin e saj.

 

 

‘Patience is one of the most important things you can have, my friends always say i have to much to say and i should shut up and sing but for once in my life, i am actually speechless, being from where i am from Kosovo, it is hard for dreams to come true, but coming here i have made my dreams a reality and i dont forget that for a second, i do work hard, but this is the reason why’ – what i said last night and i mean it. To my fans i want to say thank you for sticking by me through all these years, the ups and downs, the struggles, the triumphs. I love you.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Padyshim që Rita Ora do të ndihej kështu me gjithë pjesmarrjen e fansave të saj në koncertin e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz phoenix worl tour rita ora rita ora flet per kosoven phoenix worl tour rita ora rita ora flet per kosoven

Sondazh

Poll