Art&Argëtim

Një sugjerim nga Bill Gates: 5 librat që duhet të lexoni këtë verë

25 Maj 2019, 14:06 Nga DOSJA
Një sugjerim nga Bill Gates: 5 librat që duhet të lexoni

Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe kreu i Fondacionit Gates, ka ardhur me një sugjerim për këtë verë për të gjithë personat që e adhurojnë librin. Ai ka njoftuar pesë librat më të mirë të këtij sezoni veror.

“Filozofia ime është se unë dua të kem shumë gjëra për të lexuar në një udhëtim. Nëse jeni si unë, ndoshta po filloni të mendoni për atë që është në listën e leximit të kësaj vere këtë vit dhe unë po i’u rekomandojë këto libra për këtë verë.”– është shprehur ai.

Lista e plotë e librave që ai rekomandon:

‘Unpheaval’(Shpërthimi) nga Jared Diamond

“Ky libër zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës, tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist për aftësitë tona për të zgjidhur problemet “,– shpjegon Gates.

‘9 Pints’ (Një Udhëtim përmes Parave, Mjekësisë dhe Mistereve të Gjakut) nga Rose George

“Jam adhurues i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej. I mbushur me fakte interesante dhe vlerësim mbi gjakun.”– shprehet ai.

‘A Gentleman in Moskow’(Një Xhentëlmen në Moskë) nga Amor Towles

“Ky roman tregon historinë e një konti që ndodhet  në arrest shtëpie në Moskë.“- thotë Gates.

‘Presidents of War’ (Presidentët e Luftës: Historia Epike) nga Michael Beschloss

Gates ka përzgjedhur këtë libër pasi ishte i interesuar për luftën në Vietnam.

‘The Future of Capitalism (E ardhmja e Kapitalizmit: Përballja me ankthet e reja) nga Paul Collier

Ndërsa pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale.

Burimi: World Economic Forum

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bill gates librat e kesaj vere bill gates librat e kesaj vere

Sondazh

Poll