Art&Argëtim

Rikthimi ‘i dështuar’ i Spice Girls, as Victoria Beckham nuk ishte pjesë e koncertit(Foto)

25 Maj 2019, 12:12 Nga DOSJA
Rikthimi ‘i dështuar’ i Spice Girls, as Victoria Beckham nuk

Emma, Geri, Mel B dhe Mel C nisën mbrëm turin e koncerteve të rikthimit bombastik të Spica Girls.

Koncerti i parë në Dublin nisi mirë, por nuk përfundoi kështu. Fansat u shprehën në Twitter të zhgënjyer ndaj koncertit për shkak se nuk dëgjoheshin zërat e vajzave të grupit.

Shumë njerëz u panë duke u larguar nga koncerti, ndërsa kishte edhe shumë ankesa edhe për vlerën e biletës, që kushtonte nga 66 paundë deri në 146 paundë.

Victoria Beckham ishte një tjetër zhgënjim për fansat, pasi ajo nuk mori pjesë në koncert për shkak të angazhimeve me sfilatat e modës, por ajo i uroi vazjat përmes një postimi në profilin e Instagram.

Në nder të fansave, Geri dhe Mel B kishin risjellë dy nga veshjet e tyre më ikonike.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz spice girls victoria beckham spice girls victoria beckham

Sondazh

Poll