Art&Argëtim

Shtroi iftar për 310 persona, Capital T bën gjestin prekës për familjen në nevojë(Foto)

25 Maj 2019, 11:39 Nga DOSJA
Shtroi iftar për 310 persona, Capital T bën gjestin prekës

Capital T njihet për bamirësitë që bën për njerëzit në nevojë dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj tyre.

Pak ditë më parë ai shtroi iftar për 310 besimtarë muslimanë dhe sot ka bërë një veprim shumë bujar për një familje në nevojë.

Reperi ka dhuruar një banesë në vlerën e 30 mijë eurove.

Lajmin e ka publikuar hoxhë Halil Kastrati në Facebook, ku ka publikuar edhe fotot e banesës që do të shkojë për një familje në nevojë.

Na dhurohet edhe një banesë tjetër. Trim Ademi Capital T dhuron banesë të re te Jetimat e Ballkanit në vlerë prej 30 mijë eurove. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, sot Trim Ademi Capital T na dhuroi një banesë të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet e tjera që duhen për një banesë.Banesa është afër 65 metra katrore dhe vlera e saj është 30 mijë euro. Së shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese te një familje nevojtare. Trim Ademi Zoti të shpërbleftë”,-shkruan Halil Kastrati.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz capital t capital t

Sondazh

Poll