Bota

E rëndë! Vdes 56-vjeçarja në Greqi pasi merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer, mjekët dyshojnë të ketë pësuar atak n

18 Qershor 2021, 13:12 Nga DOSJA
E rëndë! Vdes 56-vjeçarja në Greqi pasi merr dozën e

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grua 56-vjeçare ka ndërruar jetë vetëm disa minuta pasi u vaksinua me dozën e dytë të vaksinës Pfizer në spitalin e Kalavrita.

Sipas mediave greke vetëm 10 minuta pasi ajo bëri vaksinën teksa po pushonte në dhomën e pritjes ajo u ankua për dhimbje dhe djegie në gjoks dhe shpinë. Kjo zgjati një orë edhe pse nga ana mjekësorë u bënë përpjekjë dhe kujdesje edhe duke e futur në intubim por ajo nuk i rezistoi.

Sipas mjekëve gruaja mund edhe të ketë pësuar sulm në zemër me edemë pulmonare. Përveç kësaj ajo kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese por megjithatë pritet ekzaminimi i fundit mjekësor. Gruaja dhe burri i saj kishin lënë vendbanimin e tyre të përhershëm në Athinë një vit më parë dhe kishin shkuar në shtëpinë që mbanin në Kertezi, në mënyrë që të mbroheshin nga pandemia .

Sipas një banori në fshat, 56-vjeçarja kishte humbur njërin nga dy fëmijët e saj në një aksident automobilistik disa vjet më parë.

Dëshmia e banorit:

“Për momentin jam në spitalin e Kalavrita. Këtu ata thonë se gruaja u largua nga një shok alergjik, por ne do të presim njoftimet zyrtare. Ajo u tha të ishte alergjike dhe kishte probleme me të dhe ata nuk arritën t’i ofrojnë asaj as ndihmën më të vogël. Gruaja ishte në pension dhe erdhi në spital për të bërë dozën e dytë, burri i saj e solli atë në mëngjes. Ai kishte dy fëmijë, njërin e kishte humbur në një aksident automobilistik dhe tjetri jetonte Qipro . Të gjithë jemi të tronditur. Njerëzit u larguan nga Athina një vit më parë, ku jetuan përgjithmonë për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe tani kjo ka ndodhur. Burri i saj është nga Kertezi, në fakt ata kishin vendosur të qëndronin këtu përgjithmonë. “Fatkeqësisht, gruaja u largua e re dhe padrejtësisht”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid19 greqi pfizer vdes 56 vjecarja pasi u vaksinau covid19 greqi pfizer vdes 56 vjecarja pasi u vaksinau

Sondazh

Poll