Aktualitet

300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gazetarja Klodiana Haxhia: Po hetohet për një rrjet kriminal të shtrirë në tre shte

18 Qershor 2021, 17:10 Nga DOSJA
300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gazetarja Klodiana Haxhia:

TIRANË– Gazetarja Klodiana Haxhia ka dhënë detaje në lidhje me 300 kg kokainë që u sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Në një raportim për Neës24, Haxhia tha se droga do të shpërndahej në disa vende të Europës dhe jo vetëm në Napoli ku kishte destinacionin.

Haxhia tha se po hetohet më tej për një rrjet kriminal i shtrirë në tre shtete, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Itali. Sipas gazetares, çdo kamion, para se të ngjitet për në traget, i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm, pas rasteve të shumta të ngarkesave të kapura në Portin e Durrësit.

“Po hetohet më tej për një rrjet kriminal i shtrirë në tre shtete, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Itali,”- tha ajo ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: DËSHMIA + DETAJE/ E paketuar në kuti firmato, sekuestrohet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, u ngarkua në Belgjikë dhe kishte destinacion Napolin, vihet në pranga shoferi shqiptar nga Maqedonia e Veriut

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana haxhia sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres klodiana haxhia sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll