Aktualitet

“Do t’ju vrasim”/ Gramoz Qëndro i përgjigjet studiuesit Auron Tare: Ai gënjen! Nuk jemi përplasur me banorët, do ndje

18 Qershor 2021, 15:19 Nga DOSJA
“Do t’ju vrasim”/ Gramoz Qëndro i përgjigjet

VLORË– Gramoz Qëndro, përfaqësuesi i firmës “Erald Construction” ka mohuar që studiuesi Auron Tare të jetë dhunuar prej tyre, sic pretendoi ai paraditen e sotme.

Në një lidhje telefonike me ‘Faxnews’, Qëndro shprehet se nuk është e vërtetë dhuna që Tare ka deklaruar dhe sipas tij, studiuesi nuk ka qenë i ftuar në dëgjesën që firma kishte me banorët këtë të premte.

Qëndro shprehet se Tare ka provokuar prej tre ditësh banorët duke ju thënë se pronat e tyre do të hidhen në lumë. Më tej, përfaqësuesi i firmës tha se ata do të ndekin rrugën ligjore dhe me banorët nuk ka përplasje.

Nuk është e vërtetë që është ushtruar dhunë. Unë i kam kërkuar zotit Auron prezencë. Ai nuk është as banor i zonës, as përfaqësues i bashkisë. Ai gënjen. Nuk nxori asnjë autorizim. E ka provokuar para tre ditësh duke i thënë që pronat e tua do të hidhen në lumë. Në atë moment është acaruar dhe është bërë debat verbal mes palëve. Ai gënjen. Ajo nuk është mënyrë burrërore. Aty është vetëm një shfrytëzim i inerteve. Ajo është një leje e përkohshme. Ky kundërshtim bëhet nga Auroni dhe jo nga banorët e zonës. Janë abuzime të atij. Nuk është zhvilluar dëgjesa me banorët për shkak të pandemisë dhe duhej të zhvillohej sot. Prezenca e Auronit provokoi atë situatë dhe nuk u zhvillua dëgjesa. Ky është konflikti i parë që kemi pasur me banorët. Kemi pasur debate por jo konflikte. Hapat e mëtejshme janë hapat ligjore. Ne nuk funksionojmë jshtë ligjit. Ne jemi korrekt me ligjin. Nuk ka përplasje me banorët. Ky është një akt i Auronit që shfrytëzon mediat për akte të tilla”, tha Qëndro.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer. Dëgjesa u organizua në orën 10:00 të paradites së sotme, ku pjesëmarrës ishin banorët e zonës dhe përfaqësues të firma “Erald”. I kontaktuar nga Dosja.al, Auron Tare ka treguar se shkoi në Bënçë për të mësuar lidhur me projektin, kur në një moment ai dhe banorët ishin dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga punonjësit e firmës, madje e kanë kërcënuar.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet auron tare gramoz qendro dhunohet auron tare gramoz qendro

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 14:55

GREQI- Një polic grek i quajtur Stavros Balsaka duke komntuar krimin e Glyka Nera ka thënë se nëse polito 32-vjeçar do t’a kishte pranuar menjëherë krimi...