Aktualitet

E paketuar në kuti firmato, sekuestrohet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, u nis nga Belgjika dhe kishte destinacion Napo

18 Qershor 2021, 14:14 Nga DOSJA
E paketuar në kuti firmato, sekuestrohet 300 kg kokainë në Portin

DURRËS– 300 kilogramë kokainë, e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të ëhiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ është sekuestruar mesditën e somte në Portin e Durrësit. Kamioni ishte nisur nga Belgjika, kishte kaluar përmes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe me një kamion me targa maqedonase, kishte mbërritur para dy ditësh në Durrës. Në Shqipëri kamioni është futur përmes Qafë Thanës, ku pas kontrolleve ka rezultuar i pastër. Kjo gjë hedh dyshime se mjeti është mbushur me drogë në Shqipëri.

Edhe ky destinacion, ishte tranzit për të, pasi i drejtuar nga 40-vjeçari Nazif Ajrofski, priste që nesër të nisej për në Itali, aty ku kishte destinacionin final, në Napoli. I ngarkuar me materiale ndërtimi, pllaka e hekur, kamioni u kontrollua pasi teksa kaloi në skaner u vu re se ishte bërë një ndërhyrje në trupin e kamionit.

Kjo gjë bëri që autoritetet përkatëse të kryenin një kontroll më të detajuar në kamion me qen antidrogë dhe të zbulonin drogën e mbeshtjellë në pakot firmato. Droga u sekuestrua ndërsa në pranga u vu drejtuesi i kamionit, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Përpara grupit hetimor, 40-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me kokainën. Ai është shprehur se është thjesht një punëtor dhe bën vetëm dërgesën e porosive. Por, pavarësisht dëshmisë, ai është dërguar në qelitë e paraburgimit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj ngarkese me kokainë që do të dërgohej në Napoli. Mësohet se autoritetet shqiptare kanë informuar ato italiane dhe se këto të fundit janë vënë në lëvizje për të zbuluar kompaninë e ndërtimit. Një nga logot që ndodhej mbi pakot e kokainës është parë edhe tek ‘lënda e bardhë’ që u sekuestrua në Lipjan të Kosovës. Bëhet fjalë për atë të pijes alkoolike nga Brazili. Nuk dihet nëse mes dy grupeve ka ndonjë lidhje apo nëse bëhet fjalë për vendin e origjinës së kokainës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres nazif ajrofski sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll