Aktualitet

ITINERARI + DETAJE! Kamioni me kokainë u mbush në Belgjikë, kaloi në Serbi, Maqedoni të Veriut e më pas erdhi në Durrës,

18 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
ITINERARI + DETAJE! Kamioni me kokainë u mbush në Belgjikë, kaloi

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga itinerary që kishte ndjekur kamioni brenda të cilit u gjetën sot 300 kg kokainë. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut ishte mbushur në Belgjikë e ishte nisur nga atje. Më pas mjeti ka kaluar në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe përmes Qafë Thanës ka hyrë në Shqipëri. Kamioni kishte dy ditë që qëndronte në Portin e Durrësit pasi po priste që të nisej drejt Italisë, për të mbërritur dhe në vendin ku kishte dhe destinacionin, Napoli.

Brenda kamionit kishte hekur, pllaka dhe materiale të tjera ndërtimi, një mënyrë kjo për të kamufluar transportin e drogës. Në momentin që kamioni ka kaluar në skaner është vënë re se në trupin e tij ishte bërë ndërhyrje. Kjo ka bërë që autoritetet përkatëse të hapnin kamionin dhe të kryenin një kontroll më të detajuar.

Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, 40-vjeçari Nazif Ajrofski, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Vetë ai ka mohuar të ketë lidhje me kokainën dhe është shprehur se është thjesht një punëtor. Droga ishte futur në 40 pako, të cilat ishin ambalazhuar me logon e 6 kompanive të ndryshme, si Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’ e ‘PSG’.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres sekuestrohen 300 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 14:55

GREQI- Një polic grek i quajtur Stavros Balsaka duke komntuar krimin e Glyka Nera ka thënë se nëse polito 32-vjeçar do t’a kishte pranuar menjëherë krimi...