Aktualitet

Qëndruan një vit në vijën e parë të luftës me COVID, 1 mijë mjekë specializantë largohen nga shërbimi publik

18 Qershor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Qëndruan një vit në vijën e parë të luftës me

TIRANË– 1 mijë mjekë të specializuar, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, u është ndërprerë kontrata e punës.

Vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë. Në vendimin i cili mban datën e djeshme, theksohet se largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët specializantë të cilët ndjekin aktualisht studimet në Fakultetin e Mjekësisë, u rekrutuan nga shërbimi publik për të shërbyer për të gjithë pacientët gjatë periudhës së pandemisë.  Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Më 14 mars të vitit të kaluar, teksa pandemia kishte pak ditë që kishte hyrë në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri thirrje të gjithë mjekëve apo studentëve të universitetit mjekësor që të ofronin ndihmë në spitale apo shërbimet mjekësore në mënyrë që të shmangej kolapsi spitalor . Pasi ka kaluar mbi një vit nga pandemia dhe situata është më e lehtësuar, kontrata e mjekëve të cilët u punësuan gjatë pandemisë, tashmë ka përfunduar.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet largohen 1 mije mjeke specializantë operatori i shërbimeve të kujdesit shëndetësor largohen 1 mije mjeke specializantë operatori i shërbimeve të kujdesit shëndetësor

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 14:55

GREQI- Një polic grek i quajtur Stavros Balsaka duke komntuar krimin e Glyka Nera ka thënë se nëse polito 32-vjeçar do t’a kishte pranuar menjëherë krimi...