Aktualitet

Iu iku italianëve sy për sy! Moisi Habilaj në arrati, por me xhepa bosh, GJKKO i konfiskon 82 milionë euro pasuri

18 Qershor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Iu iku italianëve sy për sy! Moisi Habilaj në arrati, por me

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij. Në vendimin e marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, GJKKO ka vendosur për konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82 milionë euro. Habilajt i janë konfikuar 10 apartamente, 4 ndërtesa, 6 makina, 1 garazh, truall, mijëra euro e pasuri të tjera.

Disa ditw mw parw, Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 37 vite burg në total, katër anëtarët e grupit të Moisi Habilaj. Sipas vendimit të siguruar nga Dosja.al, Habilaj është shpallur fajtor për tre vepra penale duke u dënuar me 15 vite burg në total, por duke aplikuar nenin 46 të Kodit Penal, është bërë ulja e dënimit me një të tretën dhe përfundimisht, i pandehuri Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burgim. Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit është dënuar në total me 9 vite burg për të njëjtat akuza. Të njëjtin dënim kanë marrë edhe dy anëtarët e tjerë të grupit, Meridian Sula e Fatmir Minaj. Edhe Seiti, Sula e Minaj kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Si u arratis Moisi Habilaj?

Habilaj u arratis nën hundën e policisë italiane më 11 janar të këtij viti. Ai ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty. Habilaj është dënuar edhe nga Gjykata e Apelit e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, dhe para se të zbatohej vendimi i Apelit, u la në “arrest shtëpie”. Kur efektivët shkuan për ta dërguar në Komisariat nuk e gjetën më në banesën e tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet konfiskohet pasuria e moisi habilajt moisi habilaj konfiskohet pasuria e moisi habilajt moisi habilaj

Sondazh

Poll