Aktualitet

Dhunuan anëtarin e LGBT-i, Policia procedon 4 persona, shumica të mitur!

18 Qershor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Dhunuan anëtarin e LGBT-i, Policia procedon 4 persona, shumica të

TIRANË– Policia e Shtetit ka proceduar penalisht katër të rinj: S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi akuzohet se kanë dhunuar 21-vjeçarin me iniciale E. M. Ngjarja u denoncua dje nga aleanca LGBTIQ se një transgjinor, 21-vjeçe, me inicialin L., është sulmuar në rrugët e Tiranës nga 10 djem. Po ashtu një roje private me iniciale G. F., 52 vjeç, ka denoncuar se disa persona i kanë vjedhur armën e shërbimit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bien në pragat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 46 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; P. P., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; E. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç. •Shtetasi G. F., 52 vjeç, me detyrë roje private, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll