Aktualitet

Vijonë kontrollet për kultivimin e lëndëve narkotike në Tropojë, procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku dhe Punonjesi

18 Qershor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Vijonë kontrollet për kultivimin e lëndëve narkotike në

TROPOJË-Policia e Tropojës ka njoftuar ditën e sotme se pas kontrolleve të cilat po vijojnë edhe aktualisht për kultivimin e bimëve narkotike janë gjetur në fshatin Salcë zona të kultivuara me fidanë kanabis dhe fara të kultivuara në kubikë. 

Pas kësaj po procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku dhe Punonjesi i Pyjores për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Puna kërkimore vijon akoma ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Tropojë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Salcë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë dhe shtetasi A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Në qarkun e Kukësit do të vijojnë intensivisht kontrollet në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, autoritetet vendore dhe Policinë Kufitare, të ngarkuara ligjërisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kultivimi i bimëve narkotike policia e tropojës tropoje kultivimi i bimëve narkotike policia e tropojës tropoje

Sondazh

Poll