Bota

Vrasja e 20-vjeçares/ ‘Si ndiheni që përmendët shqiptarët?’ Gazetari grek vihet në siklet: Këto nuk i nxorrëm ne nga

18 Qershor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçares/ ‘Si ndiheni që përmendët

GREQI– Greqia është e shokuar nga zbulimi se vrasësi i studentes 20-vjeçare ishte bashkëshorti i saj. Kjo ngjarje është komentuar në shumë vende të botës, sidomos në Shqipëri, pasi fillimisht u tha se autorët ishin shqiptarë. Gjatë një programi në televizionin Ant1, gazetarit i mbërrin një pyetje në rrjetet sociale.

“Si ndiheni dhe ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorrëm ne nga barku ynë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 09:11

GREQI- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken pritet të arrijë në Athinë në vjeshtë me një “biletë” për të nënshkruar rinovimin e Marrëveshj...