Bota

Vjosa Osmani nga Turqia, kërkon liberalizim të vizave për kosovarët

18 Qershor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Vjosa Osmani nga Turqia, kërkon liberalizim të vizave për

TURQI– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi ku po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një pjesë të fjalimit para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi.

Me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Erdogan, po marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin tim para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit”, tha presidentja e shtetit.

Osmani ka thënë se iu ka bërë thirrje vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

“Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian”, ka shkruar Osmani, duke thënë se ka kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për kosovarët.”

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora liberalizimi i vizave me kosovën vjosa osmani liberalizimi i vizave me kosovën vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 07:36

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia R...