Bota

Qau për 5 minuta! Detajet që s’i dinim nga arrestimi i pilotit 32-vjeçar në Greqi, nëna e viktimës në gjendje të rënd

18 Qershor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Qau për 5 minuta! Detajet që s’i dinim nga arrestimi i pilotit

GREQI– Këshilltari Komunal i ishullit, Hariklia Theodorou, i cili ndodhej pranë nënës së 20-vjeçares, Caroline Crouch ka treguar detaje të tjera. Në një prononcim për emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ai tregoi detaje nga biseda që kishin efektivët e Policisë greke me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos. 

“Fillimisht ai nxorri celularin dhe iu kërkua ta fikte nga Policia. Atij iu tha që të mos bënte skena për shkak të pranisë së ekipeve televizive dhe se duhej të largoheshin në mënyrë diskrete për të mirën e tij. U përqafua për 5 minuta me nënën e Carolionës dhe nisi që të qante me të.”

Po ashtu, ajo shtoi se tani nëna e viktimës është në gjendje të rëndë psikologjike: Sot ne po vajtojmë për një vdekje tjetër, atë të Babis, sepse Babis vdiq për ne, ndërsa Caroline po vdes përsëri. Në të njëjtën kohë, nëna e saj vajton sepse për Babis sepse ishte si fëmija i saj. Nuk mund ta besoj. Ajo e mbronte atë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi greqi vrasja e caroline crouch caroline crouch grabitje ne greqi greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 07:36

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia R...