Bota

Kancelari austriak flet për takimin Kurti-Vuçiç: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes

18 Qershor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Kancelari austriak flet për takimin Kurti-Vuçiç: Kosova dhe

AUSTRI– Kancelari austriak Sebastian Kurz, e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin e së martës në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ato takime nuk janë të thjeshta dhe ne e dimë këtë. Progresi deri më sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsyeja pse takime të tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë progres të duhur në të ardhmen. Kjo do të ishte mirë për qytetarët dhe të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të kenë interes në mbajtjen e bisedimeve të tilla”, shtoi ai.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, kancelari austriak thotë se rruga e zgjidhjes mund të jetë vetëm ajo në të cilën të dy palët do t’i afrohen njëra-tjetrës.

Një zgjidhje tjetër nuk është e mundur. Për këtë kam biseduar me Miroslav Lajçak, i cili është një diplomat me përvojë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme. Unë i thashë atij se jemi në dispozicion nëse mund të sigurojmë mbështetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Kurz.

I pyetur se sa fuqi ka Brukseli në zgjidhjen e këtij problemi, Kurz tha se të gjithë pjesëmarrësit e dinë se bisedimet konstruktive, të cilat ai shpreson se do të çojnë në një zgjidhje, paraqesin një bazë për një jetë të qetë në rajon, për një zhvillim të mirë ekonomik dhe për integrimin evropian.

Nga ana tjetër, njoftimet dhe premtimet nga Brukseli duhet të përmbushen, sepse përndryshe BE humb besueshmërinë dhe kjo do të ishte keq”, tha ai./Express.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi sebastian kurz albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi sebastian kurz

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 07:36

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia R...