Bota

Armëpushimi zgjati pak, Izraeli sulmon sërish Gazën për herë të dytë gjatë kësaj jave

18 Qershor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Armëpushimi zgjati pak, Izraeli sulmon sërish Gazën për

IZRAEL– Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit.

Incidentet kërcënojnë një armëpushim të brishtë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që kanë zgjatur 11 ditë. Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit.

Balonat shkaktojnë zjarre në tokat bujqësore të Izraelit. Nga Gaza nuk ka raporte për viktima.

Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza edhe më 16 qershor – njësoj në përgjigje të balonave me zjarr. Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve.

Konflikti i fundit, në muajin maj, ka lënë 260 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve në Gaza. Në Izrael janë vrarë 13 njerëz. Armëpushimi pastaj është ndërmjetësuar nga Egjipti.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll